Sot në shumicën e vendeve të botës kremtohet 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, shkruan Insajderi.
Edhe në Kosovë do të ketë aktivitete për të këtë ditë që në thelb ngrit vetëdijen për trajtim më të mirë ndaj fëmijëve.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mban konferencë për medie – duke filluar nga ora 09:30.
Po ashtu, ministria si Faton Peci e Xhela Sveçla, do të kenë aktivitetet e tyre që shënojnë këtë ditë.
1 qershori ishte shpallur si Dita e Fëmijëve që nga viti 1925 e kishte filluar të shënohet 25 vite më pas. /Insajderi.com