Sot ditëlindja e presidentëve shqiptarë

Sot ditëlindja e presidentëve shqiptarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, sot festojnë datëlindjet e tyre.

Thaçi ka mbushur 52 vjet. Ai u lind më 24 prill 1968. Është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt.

Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin. Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.

Bamir Myrteza Topi, sot mbush 63 vjet. U lind më 24 prill 1957 në Tiranë, është politikan shqiptar dhe ish-president i Shqipërisë.

Është i martuar me Teuta Topin dhe ka dy vajza, Nada Topi e Etida Topi.