Sot fillon numërimi i votave të diasporës

Sot fillon numërimi i votave të diasporës

Të martën pasdite pritet të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili ka treguar se sipas shërbimit votues të KQZ-së është bërë vlerësimi i 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura me postë.

Në bazë të listës së publikuar nga KQZ, numri më i madh i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës i takojnë komunës së Junikut, 670 të tilla.

Nga ky proces del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuar me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.

“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor”.

“Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako”.

“Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, tha zëdhënësi Elezi.

Ndryshe, më 14 nëntor, në 21 komuna të Kosovës u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, pas atij të parit më 17 tetor kur u zgjodh udhëheqësia lokale në 17 komuna./Insajderi.com