Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve

Sot fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të premten do të fillojë rinumërimi në 12 vendvotime që përfshinë 10 komuna të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë vendim e mori një ditë më parë, të enjten, përcjell Insajderi.

Në atë mbledhje është kërkuar që të anulohen edhe votat me kusht të cilat nuk kanë qenë në përputhje me procedurat.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që dokumentet e skaduar të mërgimtarëve të mos bëhen shkak për anulim të votave. /Insajderi.com