![Sot fjalët përfundimtare për vrasjen e Almirit, familjarët kërkojnë drejtësi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/almir-aliu-730x439.jpg)
Sot pritet që në gjykatën e Kumanovës të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së Almir Aliut.
Boban Iliqi ngarkohet me veprën penale “vrasje me paramendim dhe tentim për vrasje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria akuzon për dhunë babain e Almirit, Sedat Aliun, dhe dy të afërm të tij, vepër e cila parasheh dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet. Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016.