Sot gjykimi për arratisjen e Sami Lushtakut

Sot gjykimi për arratisjen e Sami Lushtakut

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtakutu dhe  djali i tij, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Rasti ka të bëj me  arratisjen e  Lushtakut nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), më maj të vitit 2014.

Seanca fillestare pritet të nis në ora 9:30.

Mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati, Arianit Koci i ka thënë “Arbresh.info” se  seanca do të mbahet sot dhe se nuk ka pasur ndonjë njoftim nga gjykata për shtyre të seancës.

Ndryshe seanca e parë kishte dështuar me 25 shtator të këtij viti, për shkaka të  mungesës së pesë të akuzuarve, Dardan Geci, Myrvete Lushtaku, Skender Tahiri, Rexhep Xhota dhe Bajram Dibrani.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”. Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.

Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani. Ndërsa Mërgim Lushtaku, Dardan Geci dhe Mervete Hasani Lushtaku, akuzohen për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.

Pjesë e kësaj aktakuze janë edhe Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.

Për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje akuzohen  Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, dhe Fatmir Mjaku.

Ndërsa dy ish sh, Drejtorët e  Shërbimit Korrektues të Kosovës Emrush Thaqi dhe  Shemsi Hajrizi, bashkë me Sami Gjoka,  Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria

Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, akuzohen për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.