Pishina e vetme e kryeqytetit nga sot, e shtunë, hapë sezonin veror 2021, njofton Insajderi.
Dyert për gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00.
Komuna e Prishtinës njofton se menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit.
“NPL ‘Sport Marketing’ do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur”, thuhet në njoftim.
Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.
Edhe këtë sezonë hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta dy euro, kurse për fëmijë një euro./Insajderi.com