Sot Haradinaj do të bëjë shkarkimin e një ministri

Sot Haradinaj do të bëjë shkarkimin e një ministri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se sot do të ekzekutojë shkarkime në qeverinë e tij pas operacionit të djeshëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Këto komente ai i ka bërë në Klan Kosova.

Nga burime të sigurta brenda qeverisë, mësohet se përveç shefit të AKI-së, Driton Gashi, do të shkarkohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Ndërkaq, dje gjatë ditës u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.

Për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit.

Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për aksionin.