Sot Hoti në interpelancat e thirrura nga Vetëvendosja

Sot Hoti në interpelancat e thirrura nga Vetëvendosja

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten seancë plenare, njofton Insajderi.

Në rend dite janë edhe interpelancat e kryeministrit, Avdullah Hoti, të cilat i ka thirrur Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca e djeshme ka dështuar në mungesë të korumit.

Partia Demokratike e Kosovës ka pezulluar për një javë aktivitetin parlamentar si simbolikë e shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit e Kadri Veselit. /Insajderi.com