Sot Komisioni do t’i intervistojë edhe dy zyrtarë tjerë të Telekomit

Sot Komisioni do t’i intervistojë edhe dy zyrtarë tjerë të Telekomit

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite janë intervistat e dy prej zyrtarëve të lartë të Telekomit të Kosovës.

Fillimisht është paraparë intervistimi i Sebaudin Ramaxhiku, i cili është zyrtar ligjor në Telekom.

Pastaj, intervistimi i Arben Halili, shef i kontabilitetit në Departamentin e Financave në Telekom.

Mbledhja e këtij komisioni mbahet prej orës 10:00.