Sot kthehet nga Austria njëri nga të lënduarit e shpërthimit në Ferizaj

Sot kthehet nga Austria njëri nga të lënduarit e shpërthimit në Ferizaj

Sot (e hënë) do të kthehet nga Austria njëri ndër të lënduarit e shpërthimit në Ferizaj, njofton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se Enver Xhokli do kthehet rreth orës 14:15 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ku do pritet nga ministri në detyrë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Austrisë së Kosovë, Christoph Weidinger.

“Sot në ora 14:15, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë kthehet nga Austria, z. Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas aksidentit në Ferizaj. Në pritjen e tij do ta jenë të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger”, thuhet nga MSH.

Shpërthimi në Ferizaj kishte ndodhur më 5 janar të këtij viti.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga ky shpërthim ka vdekur 20 vjeçarja F.H e cila ishte duke u trajtuar në Turqi./Insajderi.com