Sot mbahet konferenca për rastin Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Sot mbahet konferenca për rastin Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi

Të premten do të mbahet konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Konferenca, pritet të mbahet në ora 14:30.

Ndërkaq, më 9 nëntor, në paraqitjet e  tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi më 11 nëntor.

Kurse, aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit që pretendohet se janë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Insajderi.com