Siguria kibernetike si një prej sfidave me te mëdha te epokës digjitale lë shumë për të dëshiruar dhe diskutuar.
Sot “Findbug” në bashkëpunim me Kolegjin AAB nën patronazhin e Ministrisë se Inovacionit dhe Ndërmarrësisë sjell folësit me te shquar vendore dhe ndërkombëtare për këto tema.
Edicionin e pestë të punëtorisë “The day when hacking is legal” që mbledh të rinjtë me pasion ndaj fushës se sigurisë kibernetike që për një interval 8 orësh do të kontribuojnë në zbulimin e mangësive në sistemet kritike të kompanive dhe institucioneve publike.
Me një buxhet prej 3000 euro këta te rinj do të stimulohen për punën e tyre dhe do të garojnë për çmimin “Hakeri etik i vitit”.
Konferenca fillon nga ora 09:30 me fjalët hyrëse te krerëve shtetërore, ambasadave duke vazhduar me penalistët profesionist te kësaj fushe.
Do të flitet për atë se çka është bërë deri më sot për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në trojet shqiptare, sigurimi i infrastrukturave kritike dhe stimulimi i gruas në fushën e harkimit dhe sigurisë kibernetike.