Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet sot në ora 11:00.
Ky është rendi i ditës i Kryesisë së Kuvendit:
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme
- Përgatitjet për seancë plenare: Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:
Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
III. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,
Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.