Aktivistë të shoqërisë civile pritet të organizojnë sot protestë kundër gjuhës seksiste të deputetit Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës, njofton Insajderi.
Protesta do të mbahet në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke filluar në orën 11:00, derisa kërkesë e tyre po ashtu është përjashtimi i tij nga Universiteti i Prishtinës.
Ndryshe, deputeti Kastrati, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente ka shkëputur një fragment nga shkrimtari Faik Konica për të satirizuar ndaj saj.
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me fytyrë të kuqe si piper t’Ohrit”, është pjesa që ka shkëputur Kastrati.
Ai ka fshirë postimin nga profili i tij në Facebook pas kritikave të shumta që mori. /Insajderi.com