Sot mbahet protestë kundër ngacmimeve seksuale në UP

Sot mbahet protestë kundër ngacmimeve seksuale në UP

Sot para rektoratit të Universitetit Publik të Prishtinës mbahet tubimi kundër ngacmimeve seksuale në UP.

Në njoftimin për protestë thuhet:

“SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA në tubimin për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në UP.

Ky tubim do të mbahet më 5 prill në ora 12:00, tek rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Shkarkimi i ish-prorektores Pustina-Krasniqi nuk ka qenë kërkesa e vetme e angazhimit tonë, prandaj angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera vazhdon.