fbpx

Sot mbahet seanca fillestare ndaj Pal Lekajt për keqpërdorim të detyrës

Sot mbahet seanca fillestare ndaj Pal Lekajt për keqpërdorim të detyrës

Në Gjykatën Themelorë të Gjakovës sot do të mbahet seanca fillestare ndaj Pal Lekajt, lidhur me akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë kryetar i komunës së Gjakovës.

Seanca pritet të filloj nga ora10:00.

Insajderi ka provuar të kontaktoj me avokatin e Lekajt, Arianit Koci mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefon.

Aktakuza ndaj Pal Lekajt tash Shef i Grupit parlamentare të AAK-së, ishte ngritur nga Prokuroria Speciale në fillim të muajit shkurt. Lekaj dhe dy ish-zyrtarëve të komunës së Gjakovës, akuzohen  për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas pretendimeve të PSRK-së, “ish-kryetari Lekaj së bashku me ish-drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit, po të njëjtës komunë, gjatë muajit mars të vitit 2012, në bashkëkryerje duke kontribuar esencialisht në raport me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t’i shkaktojnë dëm Komunës dhe banorëve të saj”. /Insajderi.com