
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime për familjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë sot në mëngjes.
Ahmeti ka thënë se “sot mbizotëron njerëzorja” me rastin e vdekjes së Rexhepit.
“Mund të (mos)pajtohemi për rolin politik të secilit individ, por sot mbizotëron njerëzorja. Ngushëllime për familjen e Bajram Rexhepit”, ka thënë Ahmeti.
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, që një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Turqi. Vdekja e tij është konfirmuar sot nga ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu. /Insajderi.com