Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Duke filluar nga ora 10:00 pritet të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike që pritet të shqyrtoj raportin e auditimit të performances ‘’Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës’’.

Në këtë komision pritet të raportojë kryesuesi i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i KEKU-ut.

Po ashtu duke filluar nga ora 10:00 pritet të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor.

Gjithashtu Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocid.

Sot gjithashtu pritet të mblidhen edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim që pritet të shqyrtoj Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga ndotja dhe atë për Akcizën e Produkteve e Duhanit si dhe Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të KPMM-së./Insajderi.com