Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Pesë Komisione Parlamentare do të mblidhen të mërkurën.

Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, ku tre nga pesë komisionet mbledhjen do të nisin në ora 10:00.

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, do të raportojë para Komisionit për Mbikëqyrjen e kësaj agjencie.

Ndërsa, Komisioni Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Social do të mbajë tryezë të rrumbullakët, tema do të jetë “Të drejtat dhe Siguria e pacientit”.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Trasnfere do të shqyrtohet raporti financiar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve për vitin 2020.

Komisioni për Integrime Evropiane që do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. Për këtë do të ftohet zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi. Mbledhja starton në ora 13:00.

Po në këtë orë mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtojë në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. /Insajderi.com