Të martën, në Kuvendin e Kosovës – do të mblidhen tri komisione parlamentare.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, si dhe Komisioni për Bujqësi Pylltari, Zhvillim Rural Mjedis e Planifikim Hapësinorë dhe Infrastrukturë – janë tri komisionet anëtarët e së cilave mblidhen sot.
Aty pritet të shqyrtohet Projektligji për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Më pas, një orë më vonë – mblidhen anëtarët e Komisionit për Ekonomi.
Do të shqyrtohet raporti me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.
Ndërsa, në ora 13:00, Komisioni për Bujqësi shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. /Insajderi.com