Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Tri komisione parlamentare mblidhen sot nga ora 11:00, njofton Insajderi.

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

Ndërkaq, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e auditimit për Kompaninë Stacioni i Autobusëve Prishtinë Sh.a., si dhe Raportin e auditimit për Kompaninë për Menaxhimin e Deponive.

Po ashtu, në orën 13:00 ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të raportojë në Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media.

Në të njëjtën kohë edhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në nga ana Qeverisë. /Insajderi.com