Sot mblidhet Komisioni për Zhvillim Ekonomik, vetëm një pikë në rend dite

Sot mblidhet Komisioni për Zhvillim Ekonomik, vetëm një pikë në rend dite

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot do të mbajë mbledhjen e rregullt.

Në rend dite është paraparë votimi i raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE, për vitin 2018.

Po ashtu, do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2018.

Mbledhja e këtij komisioni mbahet prej orës 11:00 në Kuvendin e Kosovës.