
Të premten do të mblidhet Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike të COVID-19, njofton Insajderi.
Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës, ka njoftuar Minsitria e Shëndetësisë.
Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për 632 infeksione të reja dhe tetë viktima.
Tashmë rastet aktive kanë kaluar 10.318.
Por, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se masat e njëjta do të mbesin në fuqi./Insajderi.com