Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të mërkurën do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës kjo mbledhje do të fillojë nga ora 10:00.

Zyra për media e Parlamentit ka njoftuar për të gjitha pikat të cilat do të diskutohen dhe miratohen nga anëtarët e kryesisë së Kuvendit.

Rendi i ditës:

Kuvendi i Kosovës

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik
dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021:

8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

IV. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara

8. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2021 – 2025,

9. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane,

10. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,

11. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”,

12. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Kthimi i Kuvendit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, 20 shtator Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës e ka mbajtur seancën e parë pas kthimit nga pushimet verore.

Seanca ndodhi më 20 shtator, datë ku Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli para deputetëve dhe shpjegoi për vendimin e reciprocitetit të targave.

Që nga ajo ditë, Njësitet Speciale vazhdojnë të qëndrojnë në pikat kufitare.

Ndërsa, Gjermania pos helikopterëve qarkullues afër pikës kufitare, ka vendosur edhe ushtrinë aty pranë kufirit me Kosovën. /Insajderi.com