Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje duke filluar nga ora 10:00, njofton Insajderi.

Arsyeja e mbajtjes së kësaj mbledhjeje është caktimi i datësa së seancës së ardhshme, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim potencohet se do të shqyrtohen edhe propozimet e kërkesave të partive politike.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

  2. Përgatitjet për Seancë plenare:

  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

  4. Pyetjet parlamentare,

  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

  6.  Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.  /Insajderi.com