Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Të hënën në ora 10:00 pritet që të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që të caktojë seancë për të votuar dy rezolutat nga dy seancat e jashtëzakonshme që nuk janë votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Njëra nga rezolutat është nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, që është mbajtur më 24 dhe 26 janar dhe propozim-rezolutë nga debati parlamentar lidhur me vendimin e ZRrE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, seancë kjo e mbajtur më 9 shkurt.

Kryesia ndër të tjera pritet që të vendos për seancë të re ku do të diskutohen një varg projektligjesh, siç është ai për Projekt-Kodin Civil dhe Projektligji për Qeverinë.

Kuvendi i Kosovës

Rendi i ditës:
  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
  2. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e

banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.
​V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.