Sot mblidhet kryesia e LDK-së, priten diskutime për çështjen e presidentit

Sot mblidhet kryesia e LDK-së, priten diskutime për çështjen e presidentit

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të mbledhë sot kryesinë e saj për të diskutuar rreth çështjes së presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post, transmeton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni, i cili njoftoi se gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai për T7.

Takimi do të mbahet sot në orën 16:30 në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë. /Insajderi.com