Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot (e enjte) do të mbajë mbledhje, njofton Insajderi.

Në këtë mbledhje, pritet të diskutohet për datën e mundshme për përgatitjen e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga LDK-ja përmes një njoftimi, ku kanë reaguar lidhur me dorëheqjet në këtë parti pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas tyre, askush nuk ka dhënë dorëheqje dhe se vetëm kreu i partisë e ka paralajmëruar atë.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të LDK-së./Insajderi.com

Sqarim për opinionin publik

Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Thursday, February 25, 2021