Sot mblidhet LDK-ja, vendoset për kandidatin për kryeministër

Sot mblidhet LDK-ja, vendoset për kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dalë me emrin e kandidatit për kryeministër, njofton Insajderi

Një nga temat më të përfolura gjatë kësaj  kohe kur partitë politike pritet të hyjnë në fushatë, ka qenë edhe emri i kanditdatit të LDK-së për kryeministër.

Për këtë, kryetari i partisë Isa Mustafa do të mbledhë sot Kryesinë nga ora 14:00, njofton Klan Kosova.

Mustafa në mbledhjen e fundit që mbajti Kryesia ka thënë se ka disa emra që po shqyrtohen për kandidatë, por sot pritet të merret vendimi./Insajderi.com