Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të mbajë mbledhjen e ekzekutivit, shkruan Insajderi.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja për media e Qeverise Kurti, Valbona Mehmeti, e cila tha se mbledhja do të mbahet në orën 15:00.
Deri më tani, nuk dihet ende arsyeja e mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, mbledhja e fundit e Qeverisë është mbajtur të premten e 28 majit./Insajderi.com