
Qeveria e Kosovës do të mbajë të martën mbledhjen e radhës, raporton Insajderi.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit mbledhja e kabinetit qeveritar fillon në ora 13:00.
Nuk ka informacione për pikat e rendit që do të trajtohen.
Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takohen me kryediplomatin e Italisë, Lugi Di Maio. /Insajderi.com