Sot mblidhet qeveria, diskutohen masat e reja

Sot mblidhet qeveria, diskutohen masat e reja

Qeveria e Kosovës të hënën pasdite do të mbajë mbledhje për të diskutuar rreth masave të reja anti-COVID’19 të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Burimet e Insajderi-t brenda qeverisë bëjnë të ditur se mbledhja do të mbahet pasdite.

Ndryshe, ditëve të fundit është paralajmëruar se do të ashpërsohen masat kundër Coronavirusit.

Nga nesër (e martë) pritet të ketë mbyllje totale të vendit për 12 ditë.

Kundër masave të reja janë shprehur edhe disa përfaqësues komunash. Sipas tyre, vendosja e masave do e dëmtonte më shumë ekonominë./Insajderi.com