Sot me masa të reja kundër coronavirusit

Coronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi në Kosovë.

Sot me masa të reja kundër coronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të dielën në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja kundër virusit COVID-19.

Gastronomia do të kufizohet prej orës 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit përpos, “Take Aëay”, ndërsa katër qytetet më të prekura me coronavirus; Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Vushtrria kufizohet lëvizja e lirë nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Këto masa vinë pasi që vikendi ishte shumë i rëndë, të dielën u raportuan 178 raste ndërsa gjatë vikendit u regjistruan 12 vdekje, për ta bërë dhe më tragjike çështjen e vdekjve janë edhe dyshimet për prishjen e sistemit të oksigjenit.

“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po kërkon vazhdimisht që të respektohen udhëzimet shëndetësore. /Insajderi.com/