Sot pritet vendimi përfundimtar për Ramush Haradinajn

Sot pritet vendimi përfundimtar për Ramush Haradinajn

Sot pritet të merret vendimi përfundimtar për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që është duke u mbajtur në Francë me fletarrestim të Serbisë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte.

Deri më tani Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, që ishte themeluar për krimet në ish-Jugosllavi, ndërsa ka vazhduar një proces disamujor tash në Colmar të Francës që sot pritet të marrë fund.

Seanca do të nisë në orën 9 të mëngjesit, ku Gjykata do të vendosë përfundimisht për ish-kryeministrin e Kosovës.

Haradinaj është ndalur në Francë që nga 4 janari i këtij viti./Insajderi.com