Ajo ka paguar 6 mijë uero për të marrë një legalizim por gjithcka ka shkuar ters pasi ajo dhe tre zyrtarë të lartë kanë përfunduar në pranga për akuzën e korrupsionit.
Klea Sala eshte emri i polices së arrestuar sot nga Policia e Tiranës në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës e cila ka urdhëruar ndalimin e 4 personave, tre prej të cilëve zyrtarë publikë, të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe “korrupsionit aktiv…”, për procesin e legalizimit të një ndërtimi.
Ajo është ndaluar ditën e sotme, pak pasi kishte marrë lejen e legalizmit.