Sot mot kryesisht me diell në Kosovë

Sot mot kryesisht me diell në Kosovë

Sot (e enjte) në Kosovë do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, njofton Insajderi.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 dhe 0 gradë Celsius. Ndërsa, ato maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 13 deri 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

“Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com