Sot mot me diell dhe vranësira, në disa zona edhe breshër

Sot mot me diell dhe vranësira, në disa zona edhe breshër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime rrufesh, reshje shiu, dhe në disa zona mund të ketë stuhi dhe breshër.

Sipas parashikimeve nga IHMK-ja, një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqërojë deri në fundjavë.

Temperaturat minimale për ditën e sotme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë mes 22-25 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet për kujdes edhe gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë./Insajderi.com