Sot mund të aplikoni që të tërhiqni dhjetë përqind të trustit

Sot mund të aplikoni që të tërhiqni dhjetë përqind të trustit

Nëse keni kursime pensionale në trust, sot nga ora 15:00 mund të aplikoni që t’i tërhiqni dhjetë përqind të tyre.

Aplikimi është shumë i thjeshtë. Klikoni në www.trusti10.org – pastaj shënoni numrin personal dhe atë të xhirollogarisë bankare.

“Të dhënat detyrimisht duhet të jenë të sakta”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Afati për aplikim është katër muaj. Ndërsa, ndryshimet ligjore për të mundësuar Rimëkëmbjen Ekonomike në mënyrë automatike shfuqizohen me 31 dhjetor 2021.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që tashmë është në fuqi.

Ndër politikat kryesore të Rimëkëmbjes është edhe mundësia e tërheqjes së 10 përqindëshit të cilat qytetarët i kanë në trust. /Insajderi.com