Sot në Kosovë do të mbretërojë mot me diell

Sot në Kosovë do të mbretërojë mot me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, njofton Insajderi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e institutit./Insajderi.com