Sot në Kosovë fillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare

Sot në Kosovë fillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot (e enjte) fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç në Kosovë, përcjell Insajderi.

Sipas një komunikate për medie të MSh-së, vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në komunën e Prishtinës (Salla “1 Tetori”) dhe në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Vaksinimi do të bëhet edhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

“Ndërsa, për grup-moshën nga 80-84 vjeç, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021.Personat e këtyre grup-moshave do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhet në komunikatën për medie./Insajderi.com