Sot në Speciale mbahet seanca e radhës për Thaçin dhe të tjerët

Sot në Speciale mbahet seanca e radhës për Thaçin dhe të tjerët

Sot, e mërkurë, do të mbahet konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Gjykatën Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Në kalendarin e Dhomave të Specializuara bëhet e ditur se konferenca do të fillojë në orën 11:00.

“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected] (link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen nga Specialja për krime lufte në Kosovë./Insajderi.com