Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave

Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me votimin pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian kjo çështje është përmbyllur dhe sot do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024. /Insajderi.com