
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit nis zyrtarisht këtë të enjte, njofton Insajderi.com.
Ndonëse situata me pandeminë COVID-19 po vazhdon të jetë e rëndë, kjo fushatë është parapartë të zgjasë 30 ditë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditë më parë certifikoi listën përfundimtare të votuesve.
Më 17 tetor të drejtë vote do të kenë rreth një milion e 885 mijë qytetarë, derisa 24 mijë votues do të jenë të rinj për dallim nga zgjedhjet e fundit të parakohshme.
Gjithashtu, në listën zyrtare të votuesve, janë përfshirë edhe 90 mijë votues që në zgjedhjet e fundit votuan jashtë vendit. /Insajderi.com