Sot nis Java për të drejtat e viktimave të krimit

Sot nis Java për të drejtat e viktimave të krimit

Me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, misioni ynë edhe gjatë pandemisë”, nga sot deri më datë 23 tetor do të nis “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, njofton Insajderi.

Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia me koronavirus, “Java për të drejtat e viktimave të krimit” do të hapet me një video-mesazh për media nga ana e kryeprokurorit Lumezi, për të vazhduar me video-mesazhet e presidentit Hashim Thaçi, ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Të gjitha seminaret e javës do të zhvillohen online me anë të platformës Zoom, ku sipas sesioneve janë paraparë diskutimi i këtyre temave:

“Dita e parë – 19 tetor- ‘Dhuna në familje dhe veprimet e institucioneve për trajtimin e saj gjatë pandemisë’.

Dita e dytë – 20 tetor – ‘Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale’.

Dita e tretë – 21 tetor – ‘Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë’.

Dita e katërt – 22 tetor – ‘Trafikimi me qenie njerëzore, koordinatorët e caktuar dhe vështirësitë në identifikim, hetimin dhe ndjekjen e rasteve’.

Dita e pestë – 23 tetor – ‘Kompensimi i viktimave të krimit- risitë në fushën e kompensimit të viktimave të krimit’.

Folës dhe pjesëmarrës në seminaret e ‘Javës për të drejtat e viktimave të krimit’, do të jenë përgjegjësit e institucioneve përkatëse, si dhe partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë”. /Insajderi.com