Sot nis rinumërimi i votave me postë dhe me kusht të AAK-së

Sot nis rinumërimi i votave me postë dhe me kusht të AAK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të hënën duke filluar nga ora 16:00 do të fillojë procesi i rinumërimit të fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet të ardhura me postë, vetëm sa i përket kandidateve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Vendimi për rinumërimin e këtyre fletëvotimeve është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka aprovuar ankesën e kandidates së AAK-së, Florentina Gjergjaj dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për fillimin e procesit.

Kujtojmë se, së fundmi në media ka qarkulluar një video-incizim, ku thuhet se Dardan Stublla, burri i ministres Haradinaj, ia ka blerë votat asaj. Mirëpo, një gjë të tillë të dy e kanë e kanë mohuar.

Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Florentina Gjergjaj, kishte akuzuar publikisht bashkë partiaken Meliza Haradinaj-Stublla se ia kishte vjedhur votat./Insajderi.com