Sot organizohet protestë para MAShTI pas raportimeve për ngacmim seksual në shkollën “Faik Konica”

Sot organizohet protestë para MAShTI pas raportimeve për ngacmim seksual në shkollën “Faik Konica”

Para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të hënë do të organizohet protestë për rastin në shkollën “Faik Konica”, Prishtinë – ku dyshohet se “disa djemë të klasës shtatë kanë tentuar ta dhunojnë seksualisht një vajzë në klasën e parë”.

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, fillon nga ora 12:00, njofton Insajderi.

Të shtunën u publikua një video, ku disa djemë të mitur “tentonin që t’i impononin seks oral” një vajze po ashtu të mitur.

Në media u raportua se “drejtoresha e shkollës kishte informacione mbi këtë rast”.

Pas këtij rasti në opinionin publik ka pasur reagime nga më të ndryshme që lidhen me ngacmimet seksuale, pornografia tek fëmijët si dhe edukata në shkollë dhe familje. /Insajderi.com