Sot përfundon sezoni i ngrohjes qendrore

Sot përfundon sezoni i ngrohjes qendrore

Ndonëse ishte paraparë që ngrohja qendrore në kryeqytet “Termokos”, të ndalej nga 15 prilli, kjo gjë nuk kidhte ndodhur.

Arsyeja e vazhdimit të ngrohjes ishte për shkak që kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kërkoi që ngrohtorja Termokos të vazhdojë punën për shkak të temperaturave të ulëta natën, përcjell Insajderi.

Mirëpo, që nga sot ngrohja është ndalur, dhe për këtë ka njoftuar vet kryetari, Ahmeti, përmes një postimi në tëitter.

Postimi i tij i plotë:

Ngrohjen qendrore e kemi ndal sot për këtë sezonë.  Falenderojme Termokosin për cilësi e punë e mbi 2000 banesa e shtëpi të reja të kyqura.  I urojmë zgjerim për vitin e ardhshëm.  🙂/Insajderi.com