Sot prezantohen prioritetet e Presidencës bullgare për Kosovën

Sot prezantohen prioritetet e Presidencës bullgare për Kosovën

Fokus në perspektivën evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova dhe ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Nedialtço Dantçev, sot do t’i prezantojnë prioritetet e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian para publikut në Kosovë.

Presidenca Bullgare ka filluar më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 qershor 2018. Fokusi i Presidencës do të vihet mbi perspektivën evropiane dhe lidhjen e Ballkanit Perëndimor, të ardhmen e Evropës dhe të rinjve – rritja ekonomike dhe kohezioni social, sigurinë dhe stabilitetin në një Evropë të fortë dhe të bashkuar dhe mbi ekonominë digjitale dhe aftësitë për të ardhmen.