Sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për 200 mijë vaksina kineze në Maqedoninë Veriore

Sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për 200 mijë vaksina kineze në Maqedoninë Veriore

Kontrata për furnizim me 200 mijë vaksina kineze kundër COVID-19, pritet të nënshkruhet sot në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.

Kështu është paralajmëruar para ditsa ditësh nga autoritetet shëndetësore të këtij vendi.

Me këtë lloj të vaksinës pritet të nisë imunizimi kundër COVID-19 në Maqedoni, ku fillimisht pritet të vaksinohen 100 mijë qytetarë.

Deri në dy mijë e 500 qytetarë pritet të vaksinohen çdo ditë. Për çdo qytetar që do të marrë dozën e parë do të rezervohet menjëherë dhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditësh.

Përveç vaksinave kineze, Maqedonia e Veriut ka siguruar edhe 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX, ndërsa për po kaq doza po diskutohet për marrëveshje direkte me kompaninë “Pfizer”. /Insajderi.com